KryesoreLajme

Kurti uron ShBA-në: Qoftë e përhershme aleanca e shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 249-vjetorin e pavarësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti thotë se Kosova është mirënjohëse për partneritetin që ka me ShBA-në.

“Sot, në ditën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës hyjnë në vitin e 250-të të ekzistencës së tyre, i uroj presidentit Donald J. Trump dhe të gjithë popullit të ShBA-ve gëzuar Ditën e Pavarësisë!  Në një kohë kur po rrezikohet gjithnjë e më shumë paqja dhe siguria ndërkombëtare, idealet e shprehura në Deklaratën e vitit 1776, ato të lirisë, barazisë dhe demokracisë, janë po aq të rëndësishme sot sa ishin para 249 vjetëve, jo vetëm në ShBA, por në mbarë botën”.

Lexo më shumë  ​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe

“Jemi mirënjohës për miqësinë dhe krenarë për bashkëpunimin e patneritetin ndërmjet Republikës sonë dhe ShBA-ve në mbrojtjen e po atyre idealeve. Zhvillimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetja për Ukrainën kundër agresionit rus dhe strehimi i refugjatëve afganë dhe qytetarëve të vendeve të tjera në territorin e Kosovës, janë vetëm disa nga fushat në të cilat bashkërendimi i prioriteteve tona ka shënuar, dhe vazhdon të shënojë, progres të jashtëzakonshëm, si asnjëherë më parë”.

Lexo më shumë  Eurostat: Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade

“Në emër të Republikës së Kosovës, gëzuar ditëlindjen e 249-të ShBA-ve dhe të gjithë amerikanëve! Qoftë e përhershme aleanca e dy shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

YouTube player