BallinaLajme

“Kurti u rrëzua me fake news”, Hoti: Raporti i PE i ndërtuar mbi teori konspirative

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shfrytëzuar inaugurimin e fillimit të punimeve në një shkollë në Rahovec për të komentuar një studim të kryer me porosi të Komisionit për Politikën e Jashtme në Parlamentin Evropian për “fake news” në Ballkanin Perëndimor.

Hoti, e konsideron këtë raport, të ndërtuar mbi teori konspirative dhe pa asnjë të vërtetë brenda tij. Sipas kreut të qeverise, ky studim nuk paraqet opinionin e PE, por të autorëve. Kryeministri theksoi se analizat e bëra dhe të dhënat e përdorura për hartimin e këtij raporti, janë të paqëndrueshme.

“Raport i ndërtuar plotësisht në teori konspirative pa asnjë të vërtetë dhe unë shpresoj dhe jam i bindur se jemi duke komunikuar tani me zyrtarët e BE-së, të Parlamentit Evropian lidhur me këtë raport. Ky raport nuk paraqet opinionin e Parlamentit Evropian por të autorëve dhe duket qartë se në bazë të analizave që i janë bërë raportit dhe të dhënat që janë përdorur në konkludimet e këtij raport janë të paqëndrueshme të pavërteta dhe konspirative”, tha ai.

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të veprimtarit dhe të burgosurit politik, Afrim Morina

 Raporti në pjesën për Kosovën thekson faktin se lajmet e rreme në Prishtinë janë përdorur për të sulmuar Vjosa Osmanin por gjithashtu partitë opozitare krijuan një kauzë të përbashkët në bashkëpunim me pjesëtarë Brenda apo të lidhur me administratën Trump që çuan në rrëzimin e qeverisë “Kurti” mbi bazën e keqinformimit.

Duke folur për liberlizimin e vizave, Avdullah Hoti tha se Kosova ka pasur një moment të pafavorshme, por tani është duke punuar shumë që t’i bind vendet anëtare veç e veç. Për kryeministrin Hoti, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Lexo më shumë  Asambleja Parlamentare e NATO-s nis punimet, Kosova në rend dite

“Sa i përket liberalizimit ju e dini që është humbur një momentum tani po punojmë shumë  që t’i bindim vendet anëtare veç e veç. Me Gjermanin është punuar edhe në qeverinë e kaluar tash në këtë qeveri po punojmë me Francën dhe me Holandën. Ministrja e Jashtme ka qenë në Holandë është takuar me homologun e saj në Holandë të shohim, është tani vendim i brendshëm i vendeve anëtare. Sa i përket neve si shteti si qeveri siç është konfirmuar në raportin për vendin në tetor të gjitha kushtet  si shtet i kemi plotësuar dhe vazhdojmë t’i mbajmë”, u shpreh Hoti.

YouTube player