BallinaBota

Fushata e vaksinimit, në Britani nis injektimi i 800.000 dozave të para të vaksinës Pfizer

Në 50 qendra spitalore në Britaninë e Madhe, përfshirë kolegjin Kings në jug të Londrës nis injektimi i 800.000 dozave të para të vaksinës Pfizer Biontech.

Vaksina duhet të ruhet brenda një pakoje në temperaturë shumë të ulët, e secila pako përmban 975 doza.

Sipas shërbimit Kombëtar Shëndetësor,  pacientët mbi 80 vjeç që kanë lënë takime në qendrat shëndetësore janë të parët të cilëve do t’ju ofrohet vaksina dhe çdo pacient i cili po largohet po ashtu do të vaksinohet.

Shtëpitë e kujdesit të të moshuarve u është kërkuar të bëjnë gati për vaksinim edhe personelin.

Për profesor Peter Openshaw, ekspert i njohur i imunologjisë është një mëngjes i rëndësishëm.

“Unë mendoj se është absolutisht gjëja më  fantastike që kemi që nga zbulimi i parë i virusit deri te injeksionet e para të një vaksine dhe u zhvillua brenda më pak se një viti  dhe unë mendoj se është një atribut i mrekullueshëm për shpejtësinë me të cilën mund të funksionojë shkenca dhe gjithashtu shpejtësia në të cilën rregullatorët, politikanët dhe financuesit të gjithë mund të punojnë së bashku për të arritur në këto momente,” – u shpreh Openshaw.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Pengesat logjistike janë të mëdha. Virologu kryesor në Londër, profesori Gary McLean dhe ekipi i tij, i dinë sfidat e mënyrës sesi veprohet me vaksinat.

Vaksina Pfizer BioNTech duhet të ruhet në -70 gradë dhe nuk mund të ndahet lehtësisht në grupe të vogla apo të transportohet.

“Unë jam i shqetësuar se do të jetë shumë e vështirë me këtë vaksinë të veçantë, por ne do të kemi të tjera që pritet të vijnë së shpejti. Unë mendoj se qeveria po rrezikon , duke sugjeruar që ne kemi nevojë për këtë vaksinë, ata po fillojnë herët, duke e marrë kur mendojnë se është gati. Dhe vitin e ardhshëm ne ndoshta do të kalojmë në një format tjetër të vaksinës që nuk kërkon të njëjtin lloj ruajtje,” – tregoi McLean.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Banorët në shtëpitë e kujdesit janë caktuar prioritet. Ka akoma pyetje se si të ruhet një vaksinë që mund të zhvendoset katër herë dhe zgjat vetëm pesë ditë në temperaturën e frigoriferit.

“Nuk e di se si është  për sa i përket shpërndarjes dhe fazave të ardhshme, ne shpresojmë të mobilizohemi sa më shpejt që të jetë e mundur për të vaksinuar banorët tanë,” – tha Anna Selby, punonjëse në shtëpinë e të moshuarve.

Teksa nis programin e saj të vaksinimit të gjithë sytë e botë janë tek Mbretëria e Bashkuar, e cila e nis këtë proces 314 ditë pasi u konfirmua rasti i parë me COVID-19.

YouTube player