Kurti takon sekretarin e përgjithshëm të RCC, Amer Kapetanoviq
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Prishtinë Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, për të cilat kryeministri theksoi se kontribuojnë në marrëdhënie të mira fqinjësore. Ai nënvizoi rëndësinë e rolit të RCC në avancimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, tranzicionit të gjelbër dhe integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Lexo më shumë Vulin dyshohet se provoi të arratisej në Moskë, avioni detyrohet të kthehet në Beograd
Lidhur me marrëveshjet e mobilitetit të Procesit të Berlinit, Kurti tha se ato duhet të zbatohen pa vonesa, ndërsa e inkurajoi Kapetanoviqin që të angazhohet për shtyrjen përpara të këtij procesi.

Rruga Press

