KryesoreLajme

Kosova e Britania drejt marrëveshjeve strategjike në mbrojtje e siguri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot Ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, ku u diskutuan zhvillimet e fundit në vend dhe bashkëpunimi strategjik me Mbretërinë e Bashkuar.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor. Presidentja ritheksoi rëndësinë që këto zgjedhje të mbahen sipas standardeve më të larta demokratike, ku Kosova tashmë është shembull.

Lexo më shumë  Protesta e opozitës në Tiranë, 11 të arrestuar, 22 të shoqëruar në polici

Po ashtu, u diskutua për hapat konkret drejt finalizimit të iniciativës së Presidentes për lidhjen e marrëveshjeve strategjike me Mbretërinë e Bashkuar në fushat e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë dhe tregtisë, siç ishte dakorduar gjatë vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik në Kosovë në prill të këtij viti.

Presidentja Osmani shprehu gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme britanike për Kosovën dhe qytetarët e saj. 

Lexo më shumë  Gërvalla: Projektligji për Byronë nuk cenon qytetarin, merret me zyrtarët publikë
YouTube player