Lajme

Kurti takon Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundit dhe aktualitetin politik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati.

Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit për takimin thuhet se krahas marrëdhënieve “të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve si dhe mundësive për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të tyre, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit dhe aktualitetin politik”.

Lexo më shumë  Lidhje të forta financiare me Ballukun, SPAK i sekuestron telefonin “Tan Leprit”

Në njoftim thuhet se Kurti ka pranuar urime nga Prattipati për formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri.

Ndërsa Kurti e ka falënderuar ambasadoren për bashkëpunimin dhe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e madhe, të vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës.

Për takimin ka njoftuar edhe Ambasada e ShBA-së. 

Në njoftimin e tyre thuhet se Prattipati u takua me Kurtin për të diskutuar mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ShBA-Kosovë, siç theksohet, “duke përfshirë forcimin e partneritetit tonë tregtar dhe investues dhe duke punuar së bashku në prioritetet e përbashkëta që mbështesin paqen dhe stabilitetin rajonal”.

Lexo më shumë  “Rebelët” me leje: folën kundër reformës territoriale, votuan si dele me grupin

Rruga Press

YouTube player