Lajme

Kurti takoi Trumpin në New York: ShBA-ja mik special i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar presidentin amerikan Donald Trump në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ishte takimi i parë i Kurtit me presidentin Trump. Ai ka theksuar se ShBA-ja mbetet aleat kryesor dhe partner i pazëvendësueshëm. 

“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump. E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

Kryeministri Kurti pati udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 25 shtator.

Ai pati zhvilluar takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Rruga Press

YouTube player