KryesoreLajme

Kurti takon ekipin e OKB-së në Kosovë, fokusi te sundimi i ligjit dhe punësimi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), të udhëhequr nga koordinatori për zhvillim i OKB-së, Stephen O’Malley.

Gjatë takimit, Kurti dorëzoi formalisht dokumentin e miratimit të Planit Strategjik të UNKT 2026–2030, ndërsa u riafirmua përkushtimi i përbashkët për avancimin e prioriteteve zhvillimore të Kosovës dhe zbatimin e Agjendës 2030.

Lexo më shumë  Deputeti opozitar që 2000 euro i ka marrë më 31 mars si pagë e 13, sot del kundër 100 eurove që qeveria ia ndau pensionistit, fëmijës, studentit e punëtorit të sektorit privat

Ai theksoi se prioritetet e identifikuara në Planin Strategjik, si zhvillimi i kapitalit njerëzor, llogaridhënia në qeverisje, sundimi i ligjit dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, përputhen me prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Kryeministri në detyrë shtoi se synimi është që këto prioritete të shndërrohen në përmirësime konkrete: shërbime më të mira, më shumë vende pune dhe mundësi punësimi, institucione më të forta dhe zhvillim të qëndrueshëm, nga i cili përfitojnë të gjitha komunitetet.

Lexo më shumë  PPNEA thirrje për protestë në Tiranë para Ministrisë së Mjedisit: “Ndaloni masakrën në Vjosë–Nartë”

Ai falënderoi ekipin e Kombeve të Bashkuara për mbështetjen, angazhimin, eksperizën dhe kontributin në rrugën e zhvillimit të Republikës së Kosovës.

Rruga Press

YouTube player