Lajme

Këlliçi: Raporti i IBAR konfirmon shqetësimet e opozitës, jo lavdinë e Ramës

Në një postim në rrjetet e tij sociale, opozitari theksoi se Raporti i fundit i IBAR konfirmoi shqetësimet e opozitës, jo lavdinë e Edi Ramës. I fundit që mund të kërkojë të rrahë gjoksin për integrimin është ai që ka krijuar pengesat më të mëdha në këtë proces.

Raporti nxjerr në pah korrupsionin, krimin e organizuar dhe patronazhistët, ndërsa qeveria nuk ka asnjë arsye të sillet si triumfues. IBAR është një akt-akuzë për Ramën dhe një shans për Shqipërinë.

‘IBAR ishte një akt-akuzë për Ramën, dhe një shans për Shqipërinë’– u shpreh ai

Postimi:

Raporti IBAR konfirmoi Opozitën, jo qeverinë!

I fundit që mund të kërkojë lavdi e të rrahë gjoksin për integrimin është ai që ka krijuar problemet më madhore dhe pengesat në këtë proces.

Nëse Shqipëria bën një hap drejt BE, duke mbajtur në kurriz korrupsionin e qeverisë, lidhjet e saj me krimin e organizuar, pengimin e drejtësisë dhe grabitjen e zgjedhjeve, është vetëm për rrethana gjeopolitike.

Raporti i fundit i IBAR është një portret i Edi Ramës ku në çdo problem të evidentuar dallon një tipar të tijin, nga mbrojtja e Ballukut me kthimin e Kuvendit në bunker personal të tijin, te korrupsioni masiv, krimi i organizuar e rrjeti i patronazhistëve.

Qeveria dhe kreu i saj s’kanë asnjë arsye të sillen si triumfues, siç po bëjnë, por kanë detyra e kushte për të përmbushur!
E zezë mbi të bardhë, me gjuhë të drejtpërdrejtë si rrallë herë, Brukseli thjesht konfirmoi shqetësimet e tezat e Opozitës, jo e kundërta siç pretendon Edi Rama, i cili nuk i shpëtoi aspak gjykimit për krimet e tij.

Seanca tani filloi!

Asnjë tolerancë më për blerjen e votës, për kërcenimin e qytetarëve në zgjedhje, për aferat korruptive, për kërkesat e ardhshme të SPAK, për arrestim ministrash e ish-ministrash, për lidhjet me krimin.

IBAR ishte një akt-akuzë për Ramën, dhe një shans për Shqipërinë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Lojërat Mesdhetare sjellin edhe zgjerimin e Qendrës së Studentëve në Prishtinë
YouTube player