Lajme

Kurti takon disa profesorë nga një shkollë e Parisit

Në prag të Forumit të Paqes në Francë, kryeministri Albin Kurti sot ka zhvilluar një takim me një grup profesorësh e kërkuesish nga Shkolla Normale Superiore në Paris (ENS).

Në një postim në Facebook, kryeministri Kurti shkruan se ftesa për takim me një grup profesorësh e kërkuesish si Marc Crépon, Blaise Ëilfert, Perrine Simon-Nahum, me në krye Frédéric Ëorms, njëherësh edhe Drejtori i ENS-së, ishte rast i veçantë për të diskutuar mbi aktualitetin.

“Mendimi i tyre më intereson po sa ai i vepruesve më të fortë në gjeopolitikë, gjeo-strategji dhe në ekonominë globale. Udhët më të përgjegjshme të reflektimit dhe rezistencës mbi dhe ndaj krizave projektohen në mjedis të tillë. Një shkollë e tillë prodhon rezervën teorike dhe morale të Republikës”, shkruan Kurti.

Ai ka bërë të ditur se gjatë vizitës kishin pranë edhe studentët e Kosovës të regjistruar në Shkollën Normale.

Postimi i plotë:

Nuk ka një institucion tjetër botëror të dijes dhe mendimit, studentët dhe profesorët e të cilit t’i kem lexuar më shumë: Henri Bergson, Jean-Paul Sartre, Maurice Merleau-Ponty, Loius Althusser, Etienne Balibar, Michel Foucault, Jacques Derrida, Alain Badiou, Jacques Ranciere, Raymond Aron, etj.

Lexo më shumë  “Focus”: Drama e portit të Durrësit, largohen investitorët gjermanë

1794 është viti i krijimit të Shkollës Normale Superiore në Paris (ENS). Themelimi dhe konceptimi i saj u krye nën idenë e përqendrimit të aftësive, të strukturimit dhe bashkërendimit të dijeve, për t’i shpërndarë më tej, nën devizën e Republikës që është e shkruar mbi portën kryesore të saj.

Në një vend të tillë lëmenjtë kryqëzohen, njerëzit e takojnë njëri-tjetrin në thelb të inteligjencës dhe imagjinatës së tyre. Dhe ky natyrisht është takimi më afatgjatë i njerëzve me qëllimin kozmopolitik të llojit njerëzor. Nga dyert e kësaj shkolle kanë dalë gjenerata mendimtarësh dhe dijetarësh, filozofësh dhe shkencëtarësh që përbëjnë krenarinë franceze dhe kureshtjen botërore. Fatin e kësaj shkolle e përcakton risia e kërkimit që vjen prej diferencës në talentin e studentëve dhe kërkuesve të saj.

Me këtë peshë rëndësie e pranova ftesën e arkeologut të afërt me Kosovën, anëtarit të njohur të kësaj shkolle, Christophe Goddard. Ftesa për takim me një grup profesorësh e kërkuesish si Marc Crépon, Blaise Ëilfert, Perrine Simon-Nahum, me në krye Frédéric Ëorms, njëherësh edhe Drejtori i ENS-së, ishte rast i veçantë për të diskutuar mbi aktualitetin.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Mendimi i tyre më intereson po sa ai i vepruesve më të fortë në gjeopolitikë, gjeo-strategji dhe në ekonominë globale. Udhët më të përgjegjshme të reflektimit dhe rezistencës mbi dhe ndaj krizave projektohen në mjedis të tillë. Një shkollë e tillë prodhon rezervën teorike dhe morale të Republikës. Dëshminë më të mirë patëm fatin ta shohim në bibliotekën e mrekullueshëm të Shkollës dhe kur na u prezantua një pjesë e punës dhe mjeteve me të cilat studiuesit e arkeologjisë hulumtonin rezultatet në sitin e Ulpianës. Gjatë vizitës ne kishim pranë edhe studentët e Kosovës të regjistruar në Shkollën Normale.

Duhet të frymëzohemi prej qendërzimeve të kësaj ambicieje për rigjenerimin e vazhdueshëm të ekosistemit tonë universitar.

Ishte një garanci sa dhe kënaqësi të isha mes tyre për pothuaj dy orë.

Rruga Press

YouTube player