Bota

Sllovakia bllokon armët për Ukrainën, anulohen 40.3 milionë euro për ndihmë ushtarake

Sllovakia nuk do ta ndihmojë më Ukrainën me armë. Kryeministri i ri mbajti deklaratën e dhënë para fushatës duke bllokuar 40.3 milionë euro paketë armatimesh.

Kryeministri i ri i Sllovakisë, Robert Fico,  bllokoi paketën e ndihmës së armëve prej 40.3 milionë euro për Ukrainën,  premtim elektoral para zgjedhjeve!

Pas mbledhjes së kabinetit, deklaroi se pakoja e armëve dhe municioneve të planifikuara për t’u dërguar në Ukrainë është refuzuar.

Paketa e 14-të e ndihmës ushtarake e përgatitur nga kabineti i mëparshëm Ludovit Odor përfshinte 4 milionë fishekë, 6 mijë e 172 fishekë obusi me kalibër 125 milimetra, 140 raketa kundërajrore, 8 mortaja dhe 1200 predha mortaja të caktuara për to.

Lexo më shumë  Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Fico fitoi zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 30 shtator me 22.9 vota, Sllovakia filloi të ndryshojë politikën e saj në lidhje me luftën.

Kujtomë se Fico tha në deklaratën e tij pas fitores së zgjedhjeve: “Populli i Sllovakisë ka probleme më të mëdha se Ukraina”.

Ne jemi gati të ndihmojmë në rindërtimin e vendit. Por ju e dini mendimin tonë për armatosjen e Ukrainës, ka deklaruar ai më herët.

Lexo më shumë  Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Michal Šimečka, kreu i Sllovakisë Progresive (PS), që zuri vendin e dytë në zgjedhje me 18 përqind të votave, e përshkroi ardhjen e Ficos në pushtet si “lajm shumë të keq për Sllovakinë”.

YouTube player