Lajme

Kurti takon deputetin e parë shqiptar në Suedi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar të hënën me deputetin e parë shqiptar në Suedi, Adnan Dibranin dhe aktivistin politik atje, Arbër Gashi.

Kurti ka shkruar në X se Dibrani është edhe kandidat për zgjedhjet në Parlamentin Evropian, duke thënë se “pjesëmarrja politike e diasporës është e lavdërueshme dhe për t’u inkurajuar”.

“Sot u takova me shqiptarin e parë që është bërë deputet në Suedi, Adnan Dibranin, i cili është edhe kandidat për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, si dhe Arbër Gashin, aktualisht në pushtetin lokal në Suedi. Pjesëmarrja politike e diasporës sonë është e lavdërueshme dhe për t’u inkurajuar”, ka thënë kryeministri.

Rruga Press

YouTube player