Lajme

Kurti takoi senatorin amerikan Menendez, biseduan për raportin me Serbinë dhe propozimin evropian

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Senatori amerikan Robert Menendez, njëherësh Kryetar i Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhëniet me Jashtë, diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe fuqizimin e mëtejmë të tij.  

Në takimin e mbajtur sot në kuadër të Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kryeministri Kurti e njoftoi senatorin për rezultatet e  deritanishme të qeverisë, me theks te sundimi i ligjit. Po ashtu e falënderoi senatorin Menendez për mbështetjen aktive të tij ndaj Kosovës në Senatin amerikan.

Lexo më shumë  “28 Nëntori na bashkon”, Kurti uron nga Vlora

Në njoftimin për media, thuhet se folën edhe për procesin e dialogut, raportin me Serbinë dhe propozimin evropian, me ç’rast kryeministri Kurti e njoftoi senatorin Menendez për qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe konstruktivitetin e treguar përgjatë tërë procesit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *