Opinion/Aktualitet

Humanizmi në vepër

Mes dhimbjeve dhe vuajtjeve pas tërmetit në Turqi dhe Siri, 
Disa shpëtime nga rrënojat na japin një fije shprese.

Nga ANDREW MITROVICA, përktheu për Rruga Press, Hana Fehmiu

Ditë pas dite, orë pas ore, minutë pas minute, numri i viktimave në Turqinë dhe Sirinë e copëtuar dhe të gjakosur nga termeti fatal po shtohet.

Deri në kohën kur kjo pjesë publikohet, shifra, pa dyshim, do të rritet përsëri. 

Ndalimi i numrit të të vdekurve dhe të plagosurve trondit sa zemrën aq edhe shpirtin. 

Është një masë e qartë e shtrirjes së trishtuar të kësaj katastrofe të shkaktuar nga natyra në njërën anë dhe e përbërë, siç duket, nga lakmia dhe neglizhenca, në tjetrën.

Gjuetia e nevojshme e përgjegjësisë së politikanëve, biznesmenëve dhe institucioneve delikuente që mund të kenë luajtur një rol në përkeqësimin e dhimbjes, vuajtjes dhe humbjes, tashmë ka filluar.

Por sot do të kujtojmë sesi secili dhe secila prej mijërave që janë vrarë nga tërmeti i një magnitude megatragjikisht shpërfytyruese, ishin qënie njerëzore me emër dhe histori.

Disa ishin të moshuar; disa, të rinj. Disa ishin baballarë; disa, nëna. Disa vëllezër e disa, motra. Djem e vajza. Disa ishin miq; disa krejt të huaj.

Si shumëkush, edhe ata ëndrronin e dashuronin. Tani, ata janë zhdukur. Papritur e dhunshëm. Teksa të tjerët pak më “me fat” – që shpëtuan duke u përpirë nga ortiqe guri e betoni – mbeten të vajtojnë dhe të kërkojnë të afërmit dhe fqinjët e tyre. Ata të cilët ndoshta vetëm pak ditë më parë i kishin përqafuar a përshëndetur nga larg.

Megjithatë, ka pasur momente kur shpresa ka mbizotëruar mbi tmerrin. 

Në këtë aspekt, kemi pasur privilegjin të dëshmojmë skena ku njerëzimi mbizotëroi çnjerëzimin; ku mirësia, për pak kohë, ngadhnjeu mbi indiferencën; ku sakrifica e mundi egoizmin; dhe njerëzia ndërpersonale zëvendësoi shëmtinë.

Jemi prekur dhe mahnitur shembull pas shembulli edhe nga vullneti për të jetuar – ky mister i palodhur – kundërhelm i fuqishëm ndaj dorëheqjes dhe dëshpërimit.

Në tërë Tyrkinë, ekipet e shpëtimit kanë dalë vullnetarë në përpjekje për të gjetur dhe shpëtuar të varrosurit. Trimëria dhe këmbëngulja e tyre u shpërblyen me shembullin kur, pothuajse një javë pasi goditi tërmeti i parë i madh, ata zbuluan të gjallë një nënë 64-vjeçare.

Nën qiellin e pastër blu, e mbijetuara u transportua nga rrënojat në barelë, e mbështjellë me batanije. Djali i saj ishte mes shpëtimtarëve. Ai e siguroi atë: “Mami, këtu jemi.”

Lexo më shumë  Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

Njerëzit, të cilët ishin mbledhur pranë, filluan të duartrokisnin. Ata duartrokitën, besoj, jo vetëm për të nderuar shpëtimtarët, por dhe për të ofruar respektin me admirimin e tyre ndaj një gruaje të vendosur e cila e kishte sfiduar vdekjen duke e shikuar drejt në sy.

Në provincën Hatay të Turqisë, një vajzë doli e tëra pasi qe mbuluar nga rrënojat për më se 150 orë. Fytyra e saj e qetë, flokët e errët dhe pulovri blu ishin mbuluar me pluhur. Kishte një prerje të vogël gjaku në ballin e saj. Qe heshtur, krahët e saj të vegjël të ngrirë dhe të shtrirë – ndoshta si mbetjet e traumës që ajo duroi e vetme. Fati i familjes së saj nuk dihej. Dikush, aty pranë, po qante duke parë atë që mund të përshkruhet vetëm si një mrekulli.

“Mashallah,” tha një shpëtimtar.

Pastaj është për t’u kujtuar edhe çasti i jashtëzakonshëm i ribashkimit të pabesueshëm të një babai sirian bashkë me djalin e tij të humbur në moshën e njomë prej foshnje 18 muajshe.

Ekipet e shpëtimit e kishin çuar vogëlushin Ibrahim, në spital dhe botuan imazhe nëpër rrjete social të djalit të mavijosur dhe të vetmuar duke gllabëruar një banane. Kërkuesit jetonin me shpresën për të gjetur prindërit e tij. Vetëm kështu zbuloi babai i Ibrahimit, Jomaa Biazid, se djali i tij ishte gjallë.

Më vonë, i dërmuar, zhveshur dhe duke qarë, Jomaa e ka përshëndetur Ibrahimin e tij të vogëlme një puthje të butë prej babai. Ishte një copëz gëzimi i papritur që, për pak kohë, zëvendësoi pikëllimin e përmasave kataklizmike që dominon atmoseferën në qytetet tyrke dhe siriane të kësaj tragjedie të madhe tektonike. Djali tjetër i Jomaas, Mustafa, është zhdukur, ndërsa gruaja dhe vajza e tij janë vrarë në vend.

Sigurisht, këto përzierje tragjedish me mbijetesën dëftojnë se jo të gjitha historitë e shpëtimit mes rrënojave kanë pasur përfundime të lumtur. Përkundrazi. Por, vullneti njerëzor vazhdoi këmbënguljen për të shpëtuar sa më shumë jetë që ishte e mundur.

Ekipet gjermane të kërkim-shpëtimit – nxitur nga imperativi për t’i shpëtuar të gjithë – gërmuan 40-vjeçaren Zeynep Kahraman në fillim të kësaj jave në Turqi. Ata qanë prej gëzimit pasi kishin nxjerrur nga rrënojat edhe një jetë.

Lexo më shumë  Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

Të nesërmen, të njëjtët shpëtimtarë gjermanë mësuan se Zeynep iu nënshtrua plagëve që kishin marrë trupi dhe shpirti saj. Ajo ishte e rraskapitur. E dërmuar. E tronditur. Ajo kishte mbetur e bllokuar për 104 orë me të dashurit që nuk jepnin më shenja jete.

Kështu, shpëtimtarët gjermanë qanë dhe u përqafuan përsëri. Këtë herë, për ngushëllim dhe për të vajtuar vdekjen e Zeynep jetën e së cilës vetëm pak kohë më parë e kishin shpëtuar. Ngushëllimi i tyre ishte se ishte bërë e pamundura për ta dorëzuar në duar të familjarëve të mbijetuar dhe kështu të mos vdiste në vetmi.

“Zeynep thjesht nuk vdiq atje, krejt e vetme mjerisht pa asnjë kontakt,” tha një shpëtimtar. “Në fund, familja e saj ishte në gjendje të mbante atë në krah.”

Është video, mbi të gjitha, që më inkurajoi të shkruaj në këtë rubrikë për mirësinë dhe bamirësinë që shpesh harrojmë se ekziston kur bota dhe njerëzit e tjerë që e popullojnë atë  janë aq të jashtëzakonshëm, ndërsa sprovohen edhe nga tragjedia.

Videoregjistrimi tregon momentin kur një fëmijë sirian me rrogoz të trashë flokësh të zinj, veshur me pallto të verdhë, tërhiqet nga mbeturinat. Duket i zbehtë dhe për pak kohë i hutuar ndërsa dorëzohet nga një shpëtimtar tek tjetri.

E paqartë se sa kohë ka qenë i bllokuar nën rrënoja dhe kujt i përket. Me buzëqeshjen e madhe që konfirmon se ai jo vetëm është gjallë, por mirë me fytyrën që shkëlqen.

Shpëtuesit brohorasin në kor me gëzim. Djali përgjigjet duke qeshur e përplasje lozonjare shpëtimtarët e tij ndërsa ata mbjellin puthje mirënjohjeje dhe lehtësimi në faqet e tij.

Pamje e mrekullueshme që, në të njëjtën kohë, është shprehje e bukur e pafajësisë dhe detyrimit që shumica prej nesh na nxit për të ndihmuar kur të tjerët janë në ankth të madh.

Ndërsa orët dhe ditët pashmangshëm kalojnë, perspektiva për të gjetur më shumë të mbijetuar – të rinj apo të moshuar – zvogëlohet.

Jam i bindur, kjo nuk do të pengojë as sirianë, turq e vullnetarë të huaj që rrezikojnë  jetën për të shpëtuar të tjerët në rrezik.

Dhe ky është humanizmi në vepër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *