Bota

Kurti takoi ambasadorin e Finlandës, flasin për mundësitë për investime në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, të hënën më 23.09.2024.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, takimi i sotëm është përqendruar rreth vizitës që ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen kishte në Kosovë më 05.09.2024.

“Si vazhdimësi e takimit të 5 shtatorit, kryeministri dhe ambasadori Nissinen folën për përgatitjen e nevojshme për realizimin e vizitës së një delegacioni të përfaqësuesve të bizneseve finlandeze për të hulumtuar mundësitë dhe avantazhet që vendi ynë ofron për investitorë të huaj” – thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Zelensky thotë se 20 vende po kërkojnë marrëveshje dronësh me Ukrainën

Kurti citohet të ketë thënë se “ka qenë kënaqësi ta mirëprisnin Ministren Valtonen për të folur për marrëdhëniet dypalëshe, e çështjet me interes ne veçanti për fushën e tregtisë dhe mbrojtjes.”

“Kryeministri ka falënderuar ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin e ngushtë e për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme të Finlandës ndaj Kosovës, si në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare ashtu edhe në zhvillimin e brendshëm institucional dhe shoqëror”- thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Kallas e quan armëpushimin e Rusisë një 'hap hipokrit', njofton sanksione të reja
YouTube player