KryesoreLajme

Kurti takohet me senatorët amerikanë: Kosova mbetet aleate e SHBA-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendi që udhëheq mbetet aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një takim që ka pasur me senatorët amerikanë në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih të premten.

Të enjten, në një deklarim për media, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, e bëri shumë të qartë se marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën janë ndikuar nga çështja e dinarit.

Lexo më shumë  Zyrtare - SPAK sekuestron vilën familjare të Belinda Ballukut në Green Coast, e fshehur sërish në emrin e Igli Tares

Por Kurti në një postim në “X” ka shkruar se Kosova mbetet aleate e SHBA-së.

“Kënaqësi të takohemi me senatorët amerikanë Shaheen, Ricketts, Van Hollen e Chris Murphy. Fola për nevojën e llogaridhënies nga Serbia pas sulmit terrorist në Banjskë, një shqetësim që është i përbashkët. Kosova mbetet përkrahëse e demokracisë dhe aleate e SHBA-së”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Protesta në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinzë, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum
YouTube player