Bota

Biden: Nuk ka dyshim që Putini është përgjegjës për vdekjen e Navalnyt

Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar për pretendimet e supozuara për vdekjen e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Deri më tani reagime të shumta ka pasur për vdekjen e tij nga liderët perëndimorë, transmeton Telegrafi.

Biden deklaroi se Navalny ishte i guximshëm ndaj dhunës së regjimit të presidentit rus Vladimir Putin.

“Ai u burgos, u helmua dhe asgjë nga këto nuk e ndaloi atë të ngrihej kundër Kremlinit”, tha Biden.

Lexo më shumë  Kievi mund t’i përdorë armët britanike për ta sulmuar Rusinë, thotë Cameron

“Nuk ka dyshim, Putin është përgjegjës për vdekjen e Navalnyt”, potencoi ai mes tjerash.

Vdekja e Navalnyt u raportua nga shërbimi i burgjeve ruse ku ishte i borgusr pas një dënimi nga autoritetet ruse.

Disa ende shprehën skeptikë për vdekjen e tij dhe nuk po i besojnë raportimeve

Rruga Press

YouTube player