KryesoreLajme

Kurti takohet me Presidentin e Kroacisë: Faktori ndërkombëtar duhet ta dënojë agresionin e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të premten me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, teksa ka përsëritur thirrjen që ndërkombëtarët duhet ta dënojnë sjelljen e Serbisë pas kidnapimit të tre policëve.

Kurti u takua me Milanoviqin në Strugë të Maqedonisë së Veriut, ku po marrin pjesë në Forumin e Prespës.

“U fol edhe për zhvillimet në vend, situatën pas zgjedhjeve të 23 prillit dhe për veprimin agresor të Serbisë vetëm disa ditë më parë ndaj Kosovës. Kryeministri Kurti tha se Serbia ka shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kur nga brendia e territorit të Kosovës ka rrëmbyer tre policë të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Lexo më shumë  Anëtarësimi i Kosovës në KiE. Kosova dhe Zvicra mbajtën takimin konsultativ

Kurti ka thënë se një sjellje e tillë e Serbisë, që për më tepër vjen në momentin kur depërshkallëzimi i situatës në veri të vendit është synim i përbashkët, duhet të dënohet nga i gjithë faktori ndërkombëtar dhe të bëhet thirrje nga të gjithë që tre policët që po mbahen padrejtësisht në Serbi, duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte.

Lexo më shumë  Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë, dalin statistikat sipas komunave

“U bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe për fushat me potencial të thellimit tyre. Kryeministri Kurti falënderoi presidentin Milanović për përkrahjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë shtetit të Kosovës, si një kontribuues i rëndësishëm i paqes dhe sigurisë rajonale, dhe për mbështetjen e fuqishme në arenën ndërkombëtare”, vijon njoftimi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *