Lajme

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-komandantit të KFOR-it, gjeneralit Klaus Reinhardt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një telegrami ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-komandantit të Misionit të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, gjeneralit Klaus Reinhardt.

Vdekjen e gjeneralit Reinhardt e ka vlerësuar humbje jo vetëm për familjen, miqtë e bashkëpunëtorët e tij, por edhe për popullin e Kosovës.

“Roli dhe kontributi i gjeneralit Reinhardt në ruajtjen e paqes e sigurisë në vitin e parë të pasluftës në Kosovë është i pamohueshëm”, ka thënë kryeministri.

Në telegramin drejtuar ambasadorit të Gjermanisë, Joern Rohde, kryeministri ka rikujtuar periudhën e vështirë të pasluftës, kur gjenerali udhëhoqi me përgjegjësinë më të lartë misionin më të madh ushtarak të NATO-s, prej 50 mijë trupash, sa ishin të vendosura atëherë në Kosovë.

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në ceremoninë e përurimit e renovimeve në Klinikën e Onkologjisë: Është shtuar buxheti për blerjen e barnave

Telegram ngushëllimi i kryeministrit Kurti:

“I nderuar ambasador,

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-komandantit të KFOR-it, gjeneralit Klaus Reinhardt.

Vdekja e tij është humbje jo vetëm për familjen, miqtë e bashkëpunëtorët e tij, por edhe për popullin tonë, sepse gjenerali Reinhardt ishte afër nesh dhe na ndihmoi shumë në vitet e para dhe të rënda të pasluftës.

Roli dhe kontributi i gjeneralit Reinhardt në ruajtjen e paqes e sigurisë në vitet 1999-2001 është i pamohueshëm.

Gjenerali Reinhardt udhëhoqi me përgjegjësinë më të lartë misionin më të madh ushtarak të NATO-s prej 50 mijë trupash sa ishin të vendosura atëherë në Kosovë.

Edhe pse ushtarak, gjenerali Reinhardt e kuptonte shumë mirë kontekstin historik e politik të Kosovës.

Ai bashkëndjente me problemet e popullit që atëkohë përpiqej të rindërtonte jetën në shtëpitë e pronat e djegura dhe të shkatërruara nga forcat policore e ushtarake të Serbisë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet në Kosovë ndikuan te siguria në rajon, dërguam 1,000 trupa
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *