Lajme

Abazoviq: Nëse “Ballkani i Hapur” është alternativë ndaj BE-së, Mali i Zi nuk pajtohet me iniciativën

Bashkimi Evropian është një prioritet për Malin e Zi dhe faqja e fundit në rrugën e reformave, tha zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq.

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Abazoviq i cili mori pjesë në konferencën Studime për Evropën Juglindore në Oxford, me temën “Ballkani i Hapur ose Bashkimi Evropian”, duke folur për qëndrimin e shtetit malazez ndaj nismave rajonale, tha se “vendi ynë mbështet fuqishëm çdo lloj bashkëpunimi”, raporton rtcg.

“Për ne BE-ja është prioriteti kryesor dhe ndalesa përfundimtare në rrugën e reformës. Nëse e shikojmë Ballkanin e Hapur si alternativë ndaj BE-së, atëherë nuk jemi për këtë, por nuk jam i sigurt se kjo nismë është në kundërshtim me integrimin evropian. Përkundrazi, çdo lloj bashkëpunimi më i thellë do të dërgonte në reforma më të shpejta. Qëllimi është të punohet për pajtim, por edhe për përmirësimin e standardit të jetesës. Dy shtyllat më të rëndësishme të transformimit të rajonit janë shteti i së drejtës dhe ekonomia”, tha Abazoviq.

Lexo më shumë  Çështja e dinarit, Kurti: Guvernatori i BQK-së nuk më raporton mua, por Kuvendit

I pyetur se si perceptohet ideja e Ballkanit të Hapur në Mal të Zi, Abazoviq u përgjigj se ideja nuk ishte shpjeguar mirë.

“Nëse u thoni njerëzve se kjo është ideja pas projekteve të ‘shtetit të madh’, ata janë logjikisht kundër saj. Por kur u shpjegoni se kjo nuk është realisht e vërtetë dhe se çështja është se ata nuk do të presin më në kufij, se ne do të aplikojmë bashkë për projekte infrastrukturore dhe do të luftojmë më fort krimin e organizuar, atëherë perceptimi ndryshon. Rajoni ka nevojë për besim dhe kjo është e pamundur të ndërtohet nëse shohim armiqësi në çdo gjë”, tha Abazoviq.

Lexo më shumë  Koordinatorja e OKB-së e vlerëson pozitivisht procesin e regjistrimit

Ai përsëriti tezën se është pro promovimit të “frymës europiane”, që do të thotë se kufijtë nuk duhet të ndryshohen, por të bëhen të padukshëm.

Ndryshe, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja-Hercegovina janë shtetet që po kundërshtojnë “Ballkanin e Hapur” ndërkohë pjesë e saj janë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *