Lajme

Kurti: Serbia e përkushtuar të shkatërroj ura, Policia ka treguar vendosmëri për rend e qetësi

Kryeministri Albin Kurti, tha se pas sulmit terrorist në veri është dëshmuar se Seria është e përkushtuar që të shkatërroj ura të bashkëpunimit, e jo të kontribuoj në ndërtimin e tyre.

Në shënimin e Ditës Kombëtare të Boshnjakëve, kreu i Qeverisë, shtoi se Policia e Kosovës ka treguar se ka dashur rend e qetësi duke treguar vendosmëri.

Sipas tij, rreshteri i vrarë, Afrim Bunjaku, ka rënë në mënyrë heroike, duke treguar se e ka dashur shtetin para se gjithash.

Kurti në këtë ceremoni pohoi se Qeveria është e vendosur për shtet të së drejtës e të barabartë për të gjithë, për çka e falënderoi komunitetin boshnjak për kontributin, raporton EO.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES

“Të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarave të fundit, sulmi terrorist në veri ka treguar për pohimet tona të para hershme. Kjo tregon përkushtimin e Serisë që të shkatërrojë ura, e jo t’i ndërtojë ato. Policia ka treguar vendosmërinë dhe ka treguar se ka dashur rend e qetësi. Polici ynë Afrim Bunjaku ka rënë në mënyrë heroike ka humbur jetë, duke treguar që dashura për shtetin është para të gjithave”.

Lexo më shumë  Certifikohen snajperistët, do t’i shtohen FSK-së

“Mundohemi për jetë të përbashkët e të gjitha komunisteve e barazi për të gjithë. Jemi falënderues ndaj komiteti boshnjak që ka kontribuar në ndërtimin e shtetit tonë dhe marrin pjesë ne nxjerrjen e vendimeve të rëndësishme. Qeveria është e përkushtuar në sundimin e ligjit në luftën kundër kriminaliteti. Kjo është tregues që kjo shoqëri mund të arrijë. Nuk mund të ketë demokraci pa të drejta të njeriu, e pa sundim të ligjit. Ne përkujdesemi për të gjithë qytetarët. Kemi ndarë 3 milionë euro për komunitet”.  

Rruga Press

YouTube player