Lajme

Deputetja Kusari-Lila: Serbia dëshmoi që s’ka ndryshuar, ka mbetur ajo e Millosheviqit

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë sot se sulmi i të dielës në Banjskë të Zveçanit është një plan i organizuar nga organet shtetërore të Serbisë.

Kusari-Lila tha se Beogradi është duke dëshiruar një konflikt të ri në Kosovë.

E për sulmin nga një grup i terroristeve serb ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, Kusari-Lila tha se kanë pasur informacione më herët nga organet e sigurisë dhe inteligjencës.

Lexo më shumë  Kryeministri në ardhje i Serbisë: Do të mbajmë miqësinë me Kinën e Rusinë, nuk vendosim sanksione për luftën ruse në Ukrainë

“E diela që lamë pas shpërfaqi një plan të organizuar dhe të dirixhuar direkt nga Beogradi për të ndezur zjarrin e një konflikti të ri në Kosovë. Asnjë fakt nuk çon në një përfundim tjetër. Prej mjeteve logjistike, ushtarake, raportimit të armatimit e tëra ishte skenar I përgatitur në Kapet e trajtimit të Serbisë , për të cilat autoritete e sigurisë dhe inteligjencës në Kosovë kanë muaj që kanë paralajmëruar”, tha ajo.

Deputetja e VV-së, tha se u tregua se Serbia nuk ka ndryshuar dhe ka mbetur ajo e Millosheviqit.

“U tregua qartë se Serbia as nuk ka ndryshuar e as nuk e fsheh faktin që ka mbetur Serbia e Millosheviqit vetëm se ndikimin e ka më të vogël dhe fushëveprimin e ka më të ngushtuar”, tha ajo.

Ajo tutje në emër të Grupit Parlamentar të LVV-së shprehu ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

Rruga Press

YouTube player