Lajme

Kurti: Serbia dëshiron ta eskalojë situatën

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se tensionet e fundit në veri janë shkaktuar nga deklarimet nxitëse në Beograd. Ai ka thënë se Serbia dëshiron ta eskalojë situatën.

Sot në Zubin-Potok u dogj ndërtesa e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, ndërsa ajo në Zveçan u sulmua. Incidentet ndodhën Incidentet kanë ndodhur në ditën e gjashtë të tensioneve në veri, qëkur serbët kanë bllokuar rrugët kufitare në Bërnjak e Jarinjë, pasi që Qeveria e Kosovës nisi zbatimin e reciprocitetit për targat e veturave nga Serbia. Tash e tutje veturat me targa serbe kur futen në Kosovë, duhet të marrin targa të përkohshme RKS në çdo pikë kufitare. Qeveria e Serbisë ka mbi 10 vjet që aplikon këtë masë për targat e Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë

“Serbia po provokon konflikt serioz. Ftesës së Brukselit për bisedime i jemi përgjigjur pozitivisht, prandaj provokimet e tilla, pengesat dhe bllokadat e krijuara, përfshirë edhe sulmet janë të tilla sepse frika dhe kaosi ka qenë e vetmja formë e mbijetesës të saj”, ka thënë ai në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Ai ka potencuar se qytetarët në veri pa dallim përkatësie nuk duhet të frikësohen.

“Paramendoni se çka do të ngjante me pikat kufitare aty ku nuk do ishte policia. Sulmet janë dëshmi qe është synuar në pikat kufitare. E mbani mend kur ne shpalljen e pavarësisë i patën djegur”.

“Sot u vërtetua se ne kemi pika kufitare sepse kemi Njësite Speciale të policisë. Njësitë tona po i mbrojnë edhe pikat kufitare edhe policët. Asnjë incident ne pikët kufitare në ditën e gjashtë. Aty ku nuk ka pasur polici ka rrezik për incidente e një i tillë ndodhi. 6 ditë zbatim të masave pas vendimit të Qeverise e asnjë incident sepse ka pasur policë të Kosovës. Dhjetëra mijëra qytetarë kanë ardhur nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës, duket që këtu e kanë hallin zjarrvënësit nga Beogradi. Ata që i djegën deshën që të mos kenë ku pajisen me targa. Kurrë s’ka qenë më i lartë morali i pjesëtarëve të Policisë e profesionalizmi i tyre është i lartë”, ka theksuar tutje Kurti.

Lexo më shumë  USAID dhe Universiteti i Iowa-s ndihmojnë studentët e Kosovës të përgatiten për tregun e teknologjisë informative

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *