KryesoreLajme

Kurti: Rahovecin do ta mbështesim me afro 8 milionë euro për ndërtimin e rrugës me katër korsi Rahovec-Xërxë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në tubimin elektoral të VV-së, në Komunën e Rahovecit ka thënë se me 9 shkurt nuk do të ketë zgjedhje të zakonshme as të jashtëzakonshme por do të ketë referendum.

“Me 9 shkurt nuk ka zgjedhje të zakonshme, me 9 shkurt nuk ka as të jashtëzakonshme me 9 shkurt ka referendum. Zgjedhje ka në vitin 2029 me 9 shkurt ka referendum, referendum për të vazhduar përpara punët e mira e të mbara  që i kemi nisur ose për t’u kthyer prapa e për të rrënuar punët e mira e të mbara që i kemi nisur”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Projektbuxheti i Kosovës për vitin 2027, 4.27 miliardë euro

Kryeministri Kurti ka folur edhe për projektet e ardhshme që do të zhvillohen më buxhet në Rahovec, sipas tij do këtë komunë do ta mbështesin me afro 8 milione euro buxhet ku do të ndërtojnë rrugën me katër korsi Rahovec-Xërxë, do të ndërtojnë stadiumin dhe do të ndërtojnë një qendër kulturore në Rahovec.

“Po e mbështesim Rahovecin me afër 8 milionë euro për ndërtimin e rrugës me katër korsi Rahovec-Xërxë, me gati 5 milionë euro për tre vjetët e ardhshëm për ndërtimin e stadiumit në Rahovec. Dhe me 2.5 milionë euro ndërtimin e qendrës kulturore multifunksionale në Rahovecin tuaj e tonë të dashur”, tha kryeministri Kurti.

Lexo më shumë  “Më kërcënuan me arrestim se mbaj flamurin kuqezi” – Protestuesi te Kryeministria: Erdha nga Anglia vetëm për këtë flamur!
YouTube player