Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të enjten ka takuar qytetarët në Ferizaj, ku ka premtuar zhvillim e siguri pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Kurti ka publikuar disa fotografi nga tubimi me qytetarët, ku ka shkruar se do të vazhdojnë krah për krah e cep më cep.
“Aty ku ndahet rrjedha e lumit të Nerodimës në dysh, aty bëhemi bashkë në një, sepse rrjedha jonë as nuk ndahet e as nuk ndalet. Sonte ishim në Ferizaj, e prej aty do të vazhdojmë, krah për krah, cep më cep drejt 9 shkurtit për më shumë rritje, zhvillim e siguri”, ka shkruar Kurti në postimin në Facebook.
Tutje, ai ka shtuar “ju faleminderit për përkrahjen dhe mikpritjen, e mirupafshim më 19 janar në Sallën e Sporteve Bill Clinton”.




Rruga Press