Lajme

Kurti priti Koordinatorin e ri për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Stephen O’Malley

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim Koordinatorin e ri për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Stephen O’Malley, të cilin e uroi për emërimin dhe i shprehu mirëseardhje në Kosovë.

Kryeministri vlerësoi lart bashkëpunimin e vazhdueshëm me ekipin e OKB-së në Kosovë (UNKT) si partner të besueshëm në forcimin e qeverisjes dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ai e falënderoi për mbështetjen afatgjate të dhënë për Kosovën.

Lexo më shumë  Pacolli paralajmëron gjoba deri në 5 mijë euro për ndotësit e mjedisit

Gjatë takimit u theksuan disa prej bashkëpunimeve më të suksesshme në luftën kundër korrupsionit, edukimin e hershëm, trashëgiminë kulturore e banimin social. U ritheksua gatishmëria e qeverisë për të thelluar partneritetin me UNKT në drejtim të: zhvillimit të kapitalit njerëzor përmes arsimit gjithëpërfshirës, shëndetësisë cilësore, mbrojtjes sociale, sundimit të ligjit e qeverisjes së mirë.

Në fund, kryeministri Kurti shprehu bindjen se udhëheqja e z. O’Malley do ta avancojë partneritetin ekzistues në një nivel edhe më të lartë gjatë ciklit të ri të planifikimit 2026–2030, duke u bazuar në parimet e përbashkëta të gjithëpërfshirjes, barazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut.

Lexo më shumë  Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Rruga Press

YouTube player