KryesoreLajme

Kurti prezanton sloganin e fushatës: “Nuk lëshojmë pe për një Kosovë më të drejtë dhe më të sigurt”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar mesazhin dhe sloganin e tij për fushatën politike, duke theksuar se qeveria që ai udhëheq nuk do të heqë dorë nga punët e mira dhe nga shërbimi ndaj së mirës së përbashkët.

Në një deklarim publik, Kurti u shpreh se përpjekjet për ndërtimin e një Republike më të mirë, më të sigurt, më të drejtë dhe më të zhvilluar do të vazhdojnë pa kompromis. Ai theksoi se synimi i qeverisjes së tij është një Kosovë më e begatë, ku përfitimet dhe zhvillimi të jenë për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Lexo më shumë  Nga maji, prodhuesit vendas në Shqipëri paralajmërojnë shtrenjtim të çmimeve për detergjentët

Sipas Kurtit, angazhimi për drejtësi, siguri dhe zhvillim është një proces i përbashkët, duke ftuar qytetarët që të mos “lëshojnë pe” në rrugën drejt forcimit të shtetit dhe përmirësimit të mirëqenies shoqërore.

Mesazhi i tij vjen në kuadër të përgatitjeve për fushatën politike, ku fokusi kryesor mbetet vazhdimi i reformave dhe konsolidimi i institucioneve demokratike në vend.

Rruga Press

Lexo më shumë  Gërvalla: Kosova duhet të jetë në Këshillin e Evropës
YouTube player