KryesoreLajme

Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndërkombëtare

Lëvizja Vetëvendosje ka shpalosur programin e saj edhe në Vushtrri. Kandidati për kryeministër Albin Kurti, është zotuar për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e vendit.

Kurti theksoi se ekonomia për herë të parë, për kokë banori, do ta kalojë vlerën e 10 mijë eurove, derisa premtoi rritje të pensioneve, mbështetje për gratë dhe përkrahje prej 1 miliard eurosh për prodhuesit vendorë. Ai foli edhe për një bashkë-investim me një korporatë ndërkombëtare në minierën e Trepçës.

Para simpatizantëve të këtij subjekti politik në Vushtrri, Kurti deklaroi se ky qytet ka vendosur gjithmonë kur qenë në pyetje çështja kombëtare, teksa ka theksuar se nën qeverisjen e tij është bërë trefishimi i pagës minimale.

Lexo më shumë  Vitia prezanton aparaturat moderne që sjellin trajtime të avancuara në Klinikën e Nefrologjisë në QKUK

“Me 1 janar paga minimale bëhet 425 euro e më 1 korrik të vitit të ardhshëm bëhet 500 euro. Pra trefishim i pagës minimale për vetëm një mandat, e më shumë se 10 vite ka qenë e pandryshuar nga qeveritë e mëhershme. Edhe pagat në sektorin publik kanë shënuar rritje të gjithmbarshme. 47 për qind janë rritur pagat në sektorin publik, janë rritur pagat është zvogëluar pabarazia”, deklaroi Kurti.

Kurti po ashtu u zotua  se me qeverisjen e tij, pensionet  do të vazhdojnë të rriten së bashku me rritjen ekonomike, duke premtuar edhe mbështetje për gratë dhe përkrahje prej 1 miliard eurosh për prodhuesit vendor.

Lexo më shumë  Rruga Maliq–Lozhan–Strelcë shfaq dëmtime serioze vetëm pak javë pas inaugurimit

“Krejt biznesmenët, krejt punëdhënësit, firmat private që marrin në punë gra, do t’ua japim 6 muaj nga 500 euro, 3 mijë euro gjithsej , në mënyrë që gratë të bëhen aktive dhe të hyjnë në tregun e punës me paga te dinjitetshme”, shtoi ai.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, mes tjerash u zotua se do të investojnë dhe bashkë-investojnë me një korporatë ndërkombëtare në sektorin minerar në minierën e Trepçës.

Rruga Press

YouTube player