Lajme

Komandanti i FSK-së takon shefin e Mbrojtjes së Lituanisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur shefin e Mbrojtjes së Republikës së Lituanisë, gjeneral Raimundas Vaikšnoras, i cili është duke realizuar vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Fillimisht, gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje gjeneralit Vaikšnoras dhe e falënderoi për vizitën në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe e vlerësoi lartë kontributin e forcave lituaneze në kuadër të KFOR-it.

Lexo më shumë  Murati: Të vetmit që po e shkelin Kushtetutën janë deputetët e opozitës që nuk po marrin pjesë në seancën e zgjidhjes së Presidentit

Në njoftimin e FSK-së është bërë e ditur se gjatë takimit, u shkëmbyen pikëpamjet mbi situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, në përballimin e sfidave të sigurisë në kontinentin evropian.

Të dy gjeneralët theksuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave profesionale dhe vlerësuan lartë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy institucioneve të mbrojtjes.

“Në përfundim të takimit, u theksua domosdoshmëria e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme ushtarake, duke rikonfirmuar përkushtimin e FSK-së për bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

Lexo më shumë  Bedri Hamza thotë se nuk e mbështesin Vjosa Osmanin: Çështja e presidentit është çështje e mbyllur

Poashtu, u nënvizua rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve, në veçanti të Republikës së Lituanisë, në proceset e zhvillimit, profesionalizimit dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale të FSK-së” thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player