Lajme

Kurti: Po befasohemi nga toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është shprehur i befasuar me veprimet e Serbisë, por ai ka thënë se është i befasuar me tolerancën dhe heshtjen e ndërkombëtarëve karshi veprimeve të shtetit serb, një ditë pasi kidnapuan tre policë kufitarë në veri.

Ai i ka bërë thirrje ndërkombëtarë që të bëjnë trysni mbi Beogradin.

Lexo më shumë  Arrestimi i disa zyrtarëve, Komuna e Fushë Kosovës: Nuk do të tolerojmë keqpërdorimin e pronës publike

“I bëjmë thirrje ndërkombëtarëve të bëjnë trysni mbi Beogradin dhe bëjmë thirrje për lirimin e policëve. Serbia nuk është që po na befason, nuk ka ndryshuar nga apetitet e saj. Ajo që po na befason është toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Serbisë, e cila vazhdimisht po kërkon destabilizim”, ka thënë Kurti në konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të enjten.

Lexo më shumë  “Ka ardhur koha për masa më të ashpra”: Picula kërkon fundin e tolerancës së BE-së ndaj Serbisë dhe Vuçiqit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *