KryesoreLajme

Kurti për ‘The Telegraph’: Britania të dërgojë më shumë trupa në Kosovë për të parandaluar luftën në Ballkanin Perëndimor

“Britania duhet të dërgojë më shumë trupa në Kosovë për të parandaluar luftën në Ballkanin Perëndimor”, kështu është shprehur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për “The telegraph”.

Vërejtjet e kryeministrit erdhën pasi Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë, la të kuptohet për një përpjekje për të rimarrë Kosovën në fillim të kësaj jave, duke thënë se Beogradi do të “priste momentin më të mirë të mundshëm dhe do të shfrytëzonin mundësinë”.

I pyetur nëse Britania duhet të rrisë praninë e saj ushtarake në rajon, Kurti tha:

“Kishte vetëm një prani “simbolike” të NATO-s në vend dhe nuk do të mjaftonte për të parandaluar një pushtim nga Serbia. Unë besoj se duhet të ketë më shumë trupa të NATO-s në Kosovë.”

NATO ka 4000 trupa në terren në Kosovë, por Kurti tha se vendi i tij “mund të mbrohet edhe më mirë” dhe se “NATO mund e duhet të angazhohet më shumë në Kosovë si ushtarakisht ashtu edhe politikisht” për shkak të kërcënimit nga Beogradi.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti tha se ai i kishte kërkuar Brukselit për më shumë trupa në Kosovë “disa herë”, para pushtimit të plotë të Ukrainës nga Vladimir Putin në shkurt 2022 dhe përsëri vitin e kaluar, kur persona të armatosur serbë sulmuan policinë në veri të vendit, duke vrarë katër prej tyre.

Rreth 200 trupa britanike u vendosën në rajon pas sulmit në një përpjekje për të ulur tensionet, duke iu bashkuar 400 trupave britanike tashmë të stacionuara atje. Analistët kanë paralajmëruar se propaganda e Kremlinit po nxit trazira në veri në një komb ku 93% janë shqiptarë dhe 4% janë serbë.

Kurti tregoi imazhet ajrore që përshkruanin 41 kazerma ushtarake në Serbi, të cilat ai pretendoi se ishin të pozicionuara në mënyrë strategjike për të “mbrojtur Beogradin dhe për të sulmuar Kosovën”.

Një tjetër imazh tregonte 48 baza operative serbe përpara të stacionuara përgjatë kufirit prej 381 km që ndan me Kosovën.

Ai vuri në dukje terrenin “malor” të vendit të tij, i cili e bën të vështirë mbrojtjen, si dhe 16 rrugët ilegale që serbët kanë përdorur për kontrabandën e municioneve dhe pajisjeve ushtarake në zonat me shumicë serbe, të cilat që atëherë janë mbyllur.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

“Ata po presin një dritare mundësie për të na sulmuar,” tha ai.

Shqetësimi më i madh i Kurtit si udhëheqës i Kosovës është Vuçiç, të cilin ai e përshkroi si “Putinin e Vogël” për shkak të miqësisë së tij me presidentin rus.

“Për shkak të kërcënimit që Serbia po na paraqet dhe për shkak të lidhjeve të shumta me Kremlinin, të kemi më shumë kapacitete dhe aftësi për ushtrinë dhe policinë tonë dhe më shumë trupa të NATO-s do të rriste sigurinë e vendit tonë dhe të rajonit”, theksoi Kurti.

“Besoj për aq kohë sa Serbia nuk e njeh Kosovën, përderisa Serbia mban 48 baza operative përpara rreth vendit tonë dhe për sa kohë Serbia është aleate e ngushtë e Kremlinit, duhet të ketë më shumë kapacitete nga ana jonë dhe më shumë trupa të NATO-s.”

YouTube player
YouTube player