Lajme

Kurti: Patriotizëm është të luftosh korrupsionin dhe krimin

Kryeministri Kurti në mbledhjen e përbashkët që u mbajt në Elbasan tha se mbledhja e 2 qeverive tona është në horizontin e integrimeve.

Kurti: Sa më i porjektuar horizonti i marrëdhënieve tona, aq më i mundëshëm është integrimi në BE, që është fati ynë.

Zoti Kurti u shpreh se si patriot duhet forcimi i të dy shteteve tona.

Kurti: Patriotizëm sot është të luftosh korrupsionin dhe krimin e organizuar, të luftosh për lirinë e medies dhe lirinë e mendimit, për gjyqësor të pavarur dhe ekonomi gjithëpërfshirëse dhe vetëm ky lloj patriotizmi do të forcojë vendet tona.

Zoti Kurti u shpreh se bashkëpunimi mes dy vendeve nuk është dëshirë por është detyrim.

Lexo më shumë  Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

KurtiKemi përgjegjësi mbrojtjen e njëri-tjetrit kudo e ndaj kujtdo. Sa më të përafruar që jemi në qëndrime rreth të vërtetës tonë aq më të fortë do të bëhemi sepse jemi më shumë se sa 2 shtete. Duhet ta gjejmë thirrjen tonë të përbashkët. Njerëzit tanë duhet të lëvizin e të punojnë të lirë. Kjo punë ka nisur të ecë, por tani duhet të vrapojmë. Së bashku mund të prodhojmë më mirë e të fitojmë më shumë. Ne e kuptojmë se linja hekurudhore Prishtinë-Durrës është cilësi dhe shpejtësi në qarkullim njerëzish dhe mallrash, është rritje e rëndësisë së portit kryesor të shqiptarëve. Linja hekurudhore është sa e një rëndësie ekonomike aq edhe gjeologjike e cila rrit dhe forcon shqiptarët dhe ndihmon rajonin. Marrëveshjet që kemi përpara do të lehtësojnë procedurat e marrje së lejes së qëndrimit.

Zoti Kurti u shpreh se po mbështesin bashkëpunimin kulturor në fushën e trashëgimisë, por edhe në krijimtarinë e një kalendari të përbashkët kulturor vjetor.

Lexo më shumë  Maqedonci në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore: Përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 shtatorit ende të lirë

Më tej ai tha se për t’u siguruar që marrëveshjet të zbatohen ka dhe një koordinator të përbashkët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *