Kurti në Twitter tregon se çka bisedoi me Josep Borrell dhe Miroslav Lajcak
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka përfunduar tashmë takimin me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak gjatë qëndrimit të tij në Forumin e Bratisllavës GLOBSEC2023 në Sllovaki.
Kurti përmes një njoftimi në Tëitter ka thënë se “sulmet e milicisë serbe” ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme.
“Në udhëtimin tim ditor në GLOBSEC2023 Jam takuar me Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak. Ritheksova se sulmet e milicisë serbe ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme. Rruga përpara është e rrënjosur në demokraci, sundim të ligjit dhe zbatim të plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes Themelore”- ka shkruar kreu i Qeverisë së Kosovës në Twitter.
On my day trip to @GLOBSEC I met w/ 🇪🇺 HR/VP @JosepBorrellF & SR @MiroslavLajcak. Restated that attacks by Serbian militia on Police, KFOR & journalists are unacceptable. The path forward is rooted in democracy, rule of law & the complete & swift implementation of the Basic Agmt. pic.twitter.com/bF6VNbiod0
— Albin Kurti (@albinkurti) May 31, 2023
Që nga 26 maji në komunat me shumicë serbe të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit janë shkaktuar tensione pasi Policia e Kosovës u ndihmoi kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave që të futen në zyrat e tyre komunale, më 26 maj.
Rruga Press