KryesoreLajme

Kurti në Mal të Zi: Plani i Rritjes së BE-së, mundësi për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para se të fillojë Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që po mbahet në Mal të Zi ka thënë se Plani i Rritjes së BE-së është mundësi për Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu ai ka thënë se ky samit rajonal është një mundësi e mirë për Ballkanin Perëndimor drejt integrimit në BE.

“Ky samit është një mundësi e madhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar si mund të integrohen më tej duke i bërë reformat në shtëpi dhe si mund të bëjmë më mirë drejt BE-së”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ai ka thënë se 25 vjet më parë ka qenë i burgosur politik dhe i luftës nga regjimi i Millosheviqit.

“25 vjet më parë isha burgosur politik e më pas i burgosur i luftës në atë kohë kur ushtrohej gjenocidi i Millosheviqit”, ka vijuar Kurti.

Kurti ka folur edhe për procesin e Berlinit që këtë vit shënon 10 vjetorin.

Shefi i ekzekutivit ka përmendur se Bosnja e Hercegovina nuk e ka miratuar marrëveshjen për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kryeministri, Albin Kurti, po qëndron në Mal të Zi, për të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Ai të mërkurën ka marrë pjesë darkën me liderë, të shtruar nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç.

Rruga Press

YouTube player