KryesoreLajme

Kurti: Lirohen katër policët e mbajtur peng në Serbi, Jankoviq ende jo

Katër nga pesë zyrtarët policorë të Kosovës që po mbaheshin nga Serbia janë liruar të enjten. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sipas informacioneve të fundit, katër zyrtarët që po mbaheshin në Rashkë përveç zëvendësdrejtorit të PK-së, Dejan Jankoviq, janë liruar. 

“Të gjithë policët e ndaluar tashmë janë liruar, përveç zëvendësdrejtorit Dejan Jankoviq. Ai vazhdon të mbahet në burg”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Kurti ka shtuar se zyrtarët policorë ishin ndaluar në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, Dheu i Bardhë e Jarinjë, si dhe në një pikëkalim kufitar mes Serbisë dhe Kroacisë.

Ai ka theksuar se veprimet e Serbisë tregojnë se regjimi atje ka mbetur i njëjti me të Slobodan Millosheviqit, e në linjë me Rusinë. Kurti ka dhënë edhe emrat e pesë zyrtarëve policorë që po mbaheshin nga Serbia, përveç Jankoviqit. 

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

“Aty ishin edhe Sinisha Miniq, Zoran Marinkoviq, Boban Sivinoviq dhe Ramiz Ibrahimi. Veprimi i Serbisë është veprim i ulët hakmarrës ndaj Kosovës. Veprimi hakmarrës i Serbisë është menduar edhe si akt me qëllime skalimi të tensioneve. Kjo sepse Serbisë nuk i konvenon paqja dhe siguria në rajon, sidomos në Kosovë. Serbia është burim i kërcënimit të paqes, stabilitetit të rajonit”, ka thënë Kurti.

Rruga Press

YouTube player