Lajme

Arrestimi i policëve nga Serbia, ministri Sveçla: Sulm ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ishte këtë të enjte në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës, foli edhe për ndalimin e policëve nga Serbia.

Ai u shpreh se ky është një sulm i drejtpërdrejt ndaj vet pjesëtarëve të komunitetit serb brenda policisë së Kosovës.

Sveçla ka deklaruar ndër të tjerat së në ceremoninë e ditës së sotme mungon zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Dejan Jankoviq i cili dje është ndalur dhe po mbahet pas asnjë arsyetim ashtu siç po mbahen në Serbi edhe katër zyrtarë tjerë policor.

Lexo më shumë  Skemat/ Si vidhnin drejtorët Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës

“Ceremonisë së sotme po i mungon zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Dejan Jankoviq i cili dje është ndalur dhe po mbahet pas asnjë arsyetim ashtu siç po mbahen në Serbi edhe katër zyrtarë tjerë policor. Ky është një akt i paprecendentë i Serbisë, mes shumë veprimesh e sulmesh drejtuar Policisë së Kosovës”, tha Sveçla, njofton klan kosova.“Ky është sulm i drejtpërdrejt i Serbisë ndaj pjesëtarëve të vet komunitetit serb brenda Policisë së Kosovës, të cilët gjejnë vullnetin dhe guximin të na bashkohen në rrugën e përbashkët që synon shërbim e siguri për të gjithë qytetarët dhe stabilitet për vendin tonë”, është shprehur Sveçla.

Lexo më shumë  Peci kujton të rënët e luftës në Zhazhë e Boletin: veriu i Kosovës është larë me gjakun e dëshmorëve e civilëve të pafajshëm

Rruga Press

YouTube player