KryesoreLajme

Tritan Shehu për votimin pro anëtarësimit të Kosovës në KiE: I hap rrugë njohjes së gjenocidit

Deputeti Tritan Shehu, ka sjellë në vëmendjen në seancën e sotme votimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, pro anëtarësimit në Këshill.

Ai tha se kjo ishte një ngjarje e rëndësishme për rajonin dhe i hap rrugë njohjes së gjenocidit serb në Kosovë.

“Mendoj që sot ta nisim seancën duke thënë urime Kosovë për votën për anëtarësimin e saj në KiE, ngjarje kryesore për stabilitetit në rajon dhe rrugën europiane të Rajonit.

Është një ngjarje që na përket të gjithëve. Ishte një ngjarje e shumëpritur. Shpresojmë që edhe vendimi i ministrave në maj të jetë i njejtë. Kjo është e rëndësishme për hapjen rrugë të dënimit të Gjenocidit serb në Kosovë”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind