Lajme

Kurti: Liberalizimi i tregut duhet të ndodhë vetëm kur ka zotim të vërtetë nga vendet e rajonit

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Samitin e pestë për Investime në Ballkanin Perëndimor, organizuar në Londër nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ai ka thënë se duan të kenë sa më shumë bashkëpunim rajonal ku vlerat e BE-së janë gjithmonë të ndërlidhura me fondet e BE-së, dhe në këtë mënyrë, kjo lidhshmëri, qoftë në aspektin e punës, energjisë apo infrastrukturës do i ndihmojë Kosovës, duke u bërë valë që shtyn të gjithë drejt integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kurti tutje ka shtuar se Qeveria që ai udhëheqë, në mënyrë proaktive, do të përpiqet të ketë bashkëpunim me vendet fqinje, duke respektuar parimet demokratike të respektit të dyanshëm, të vendosura me rastin e themelimit dhe zhvillimit të Bashkimit Evropian.

“Stabiliteti politik, rritja ekonomike, fuqia punëtore e talentuar dhe e re e Republikës së Kosovës, si dhe mundësitë për më shumë investime në Kosovë. Ne e shohim tregun e punës si diçka të rëndësisë së lartë në aspektin makro-ekonomik dhe planifikimin për të ardhmen. Mendojmë se liberalizimi i tregut të punës ndodhë vetëm kur ka zotim të vërtetë të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se Kosova dhe Shqipëria kanë arritur shumë, si rezultat i gatishmërisë së të dyja vendeve.

Lexo më shumë  Ministri Aliu siguron se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

Ai ka thënë se janë duke ecur në drejtim të njëjtë me Shqipërinë me themelimin e tregut të përbashkët të energjisë i cili pritet që të funksionalizohet këtë vit dhe presim që të integrojmë më mirë kapacitetet e gjenerimit gjithashtu.

Sipas tij, kriza aktuale ka treguar se duhet menduar për ndërtimin e kapaciteteve të reja të gjenerimit, dhe që duhet menduar në terma rajonalë. Ai ka thënë se kalimi drejt prodhimit të energjisë së gjelbër nënkupton më shumë sisteme të integruara dhe kapacitete të gjenerimit të cilat mund ta balancojnë njëra-tjetrën më mirë, shtoi ai.

“Ndërsa duke folur për interkonektivitetin e infrastrukturës, kryeministri bëri të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës ka siguruar financimin e pothuajse të gjitha autoudhëve dhe hekurudhave të mëdha të cilat gjenden në Rrjetin trans-evropian të transportit. Jemi të vendosur në ndërtimin e pikë kalimeve kufitare të cilat kanë infrastrukturë cilësore dhe të cilat reduktojnë kohën dhe koston e udhëtimit për njerëzit dhe mallrat. Megjithatë, për të pasur integrim të plotë të rajonit ne mendojmë se duhen shtuar dy akse, njëra mes Prizrenit në Kosovë dhe Tetovës në Maqedoninë e Veriut, dhe tjetra është hekurudha ndërmjet Prishtinës dhe Durrësit në Shqipëri, theksoi ai”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Kurti shprehu solidaritetin dhe admirimin e tij për popullin e Ukrainës, presidentin Zelensky, për guximin dhe luftën e tyre çlirimtare kundër invazionit dhe agresionit ushtarak rus.

Samiti për Investime në Ballkanin Perëndimor ka për qëllim të nxjerrë në pah mundësitë për investime dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *