Lajme

Kurti, Lajçakut: BE-ja duhet ta bëjë përgjegjëse Serbinë për shkeljen e marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti ka shkruar në Twitter, se BE-ja duhet ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme të Marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Kryeministri ka theksuar gjithashtu se Lajçakut ia ka bërë të ditur se marrëveshja duhet të zbatohet në tërësi.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

“E mirëprita sot në zyrat tona të qeverisë, përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak. Theksova nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”, ka shkruar Kurti.

Ndërkaq Lajçak deklaroi sot se zhvilloi “diskutim të rëndësishëm” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Duke folur para gazetarëve pas takimit, emisari evropian tha se qëllimi i takimit ishte të krijohet një kuptim i qartë se si do të veprohet tani e tutje.

“Ne kemi Marrëveshjen, kemi Aneksin, ndaj duhet të kemi një kuptim të qartë të hapit të parë, hapit të dytë dhe hapit të tretë”, u shpreh ai.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *