Bota

“I lidhur me krimìn” – New York Times vazhdon “luftën” me Vuçiç-in

New York Times u ka dhënë përgjigje akuzave të presidentit Aleksandër Vuçicit, i cili tha se artikulli që aludon për lidhje të tij me krimin është shkruar në Serbi.

New York Times ka publikuar një artikull në të cilin flet për lidhje të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç me klanin kriminal të Veljko Belivuk. Në reagimin e tij Vuçiç tha se “e di që teksti në New York Times është porositur nga Serbia. “E kuptova mesazhin, nuk u tremba, as nuk jam magjepsur nga gënjeshtrat që shpërndajnë”, tha Vuçiç.

Redaksia e New York Times, në përgjigjen e saj për portalin Nova.rs. , theksoi se teksti i publikuar është bazuar në fakte.

“Artikulli i New York Times mbi gjyqin serb dhe lidhjet midis lidershipit më të lartë të vendit dhe bandave të dhunshme të drogës bazohet në dhjetëra intervista, dokumente, transkripte gjyqësore dhe raportime rigoroze në terren nga Robert Ëorth. Çdo insinuatë tjetër është e rreme”, thuhet në përgjigje.

Lexo më shumë  Sfiduesi i Orbanit në Hungari mobilizon mijëra vetë në demonstrata

Gazeta prestigjioze “New York Times”, ne një artikull te saj akuzon presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç se ka lidhje me botën e krimit në Serbi.

Në artikull përmenden hollësi rreth krimeve të kryera nga grup kriminal i Veljko Belivuk udhëheqësi i të cilit thotë se i ka shërbyer pushtetit të presidentit Vuçiç.

Artikulli i gazetarit Robert F. Worth përshkruan me detaje krime të kryera nga banda e Veljko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit.

Lexo më shumë  “Putin në Hagë”- Protestuesit bëjnë thirrje që Presidenti rus të burgoset

Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan më 2021.

“Kryetari i bandës ishte një huligan i madh, një tregtar kokaine, Veljko Belivuk, i akuzuar për vrasje dhe një sërë krimesh të tjera të rënda. Është përmendur se ai ka marrëdhënie të mira me policinë dhe shërbimet e inteligjencës. Ai dhe njerëzit e tij janë fotografuar në shoqërinë e njerëzve të fuqishëm, mes të cilëve edhe djali i presidentit, Danilo Vuçiç”, thuhet në tekst.

Belivuk më vonë tha se grupi i tij punonte me porosinë dhe nevojat e Vuçiçit, gjë që ishte e dukshme edhe nga transkriptet e gjykatës.

“Belivuk paralajmëroi se nëse Vuçiç vazhdon procedurat kundër tij, ai do të ketë shumë për të thënë”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *