KryesoreLajme

Kurti: Kosova anëtarësohet në Shoqatën Evropiane të Kartës Rinore

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar të hënën se Kosova është anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare Shoqata Evropiane e Kartës Rinore (EYCA).

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se EYCA bashkon 30 shtete të Evropës që lëshojnë Kartën Evropiane Rinore për mbi shtatë milionë të rinj.

“Pas aplikimit të suksesshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Qeveria do ta ofrojë kartën pa pagesë për të gjithë të rinjtë nën moshën 30 vjeçare, pavarësisht gjinisë, përkatësisë etnike, aftësive apo statusit socio-ekonomik. Karta do të jetë e qasshme në formë digjitale, në të gjitha gjuhët zyrtare të vendit tonë”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Nagavci: Statuti i ri i UP-së do të sjellë reforma që ndikojnë në rritjen e cilësisë

Karta do t’u japë qasje në mbi 60 mijë zbritje dhe benefite në transporte, akomodim, kulturë, sport, arsim, shërbime dhe produkte kudo në Evropë.

“Nga viti 1991, EYCA është partner institucional i Këshillit të Evropës dhe në këtë cilësi merr pjesë në zbatimin e programit të Marrëveshjes së Pjesshme për Mobilitetin e Rinisë përmes Kartës Rinore. Me liberalizimin e vizave dhe me përparimin në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, jemi në prag të lëvizjes së lirë dhe lidhjes më të afërt me Evropën. Ndërsa me masat si Skema Young Cells, bursat e Ministrisë së Arsimit, dhe grantet e mobilitetit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, mijëra të rinjve po ju mundësohet mobiliteti në Evropë për përvoja arsimore, garuese dhe profesionale. Nga viti që na pret, të pajisur me kartë, të rinjtë tanë në Kosovë do kenë mundësi dhe përfitime të barabarta kudo në Evropë”, është shprehur ai.

Lexo më shumë  Lansohet platforma dhe këndi “Made in Kosova”, Kurti: Do të tërhiqen investime të huaja

Rruga Press

YouTube player