Bota

Kanë mbetur vetëm tri javë nga liberalizimi i vizave për Kosovën – Rregullat dhe kufizimet për udhëtim


Kanë mbetur vetëm edhe tri javë deri në datën kur hiqen vizat edhe për qytetarët e Kosovës dhe lëvizja nëpër vendet e Bashkimit Evropian bëhet pa pengesa.

Por, sigurohuni që jeni të informuar dhe të përgatitur për këtë mundësi të re udhëtimi.

Në një njoftim për media nga institucionet e vendit thuhet se duke filluar nga 1 janari 2024, me pasaportë të Kosovës, mund të udhëtohet pa viza për qëndrime afatshkurtra nëpër zonën Shengen.Kjo përfshin vizita turistike dhe vizita te miqtë apo familjarët.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

“Ju lejohet të qëndroni deri në 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh”, njofton faqja Integrimi Evropian i Kosovës, që ka për qëllim ofrimin e informatave për rrugën e Kosovës drejt Integrimit Evropian.

Për të udhëtuar pa viza, ju duhet: Pasaportë Biometrike, informacione apo dëshmi mbi arsyen e udhëtimit, rezervimi i hotelit apo informacione të vendqëndrimit, biletë kthyese.

Dëshmi për mjete të mjaftueshme financiare (para cash dhe/ose kartelë krediti).

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Rregullat dhe Kufizimet:

Nuk ju lejohet të punoni apo të ndiqni shkollimin/studimet.

Shkeljet e rregullave apo abuzimi i kësaj të drejte mund të sjellin pasoja serioze, duke përfshirë gjoba financiare, shënim në pasaportën tuaj dhe ndalim të hyrjes në zonën Shengen për deri në 5 vite.

Rruga Press

YouTube player