Uncategorized

Kurti kërkon mbështetjen e Francës në dhënien e statutit të vendit kandidat për Kosovën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar rolin e rëndësishëm të Francës për sigurinë e Evropës si akter kyç i Bashkimit Evropian dhe kontributin e saj në rajonin e Ballkanit.  Në një takim me ministrin francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, Kurti ka nënvizuar nevojën për dhënien e pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për Kosovën.

Në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, ata diskutuan për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës, çështjet e sigurisë, zhvillimet rajonale dhe procesin e integrimit evropian.

“Kryeministri theksoi rolin e rëndësishëm të Francës për sigurinë e Evropës si aktor kyç i Bashkimit Evropian dhe kontributin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar edhe nevojën për dhënien e pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për Kosovën. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhe për partneritetin mes dy vendeve tona, duke nënvizuar se vlerat e përbashkëta krijojnë mundësi për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së Kryeministrit.

YouTube player