KryesoreLajme

Kurti takon kryeministrin britanik: Britania, partner kyç në fushën e mbrojtjes

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u takua me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, në margjinat e Samitit të 12-të të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Londër.

Ata diskutuan rreth sigurisë, rritjes dhe migracionit, teksa Kurti theksoi rëndësinë e rolit të Britanisë në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe paqes.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se të dy po ashtu biseduan për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes në fusha me interes të përbashkët si energjia, siguria dhe mbrojtja, infrastruktura dhe edukimi.

Lexo më shumë  Mbyllen 200 faqe të rrjeteve sociale në Shqipëri që mbështesin protestën, reagon deputetja Koçeku: E kam raportuar situatën në institucionet e BE-së

“Kryeministri Kurti veçoi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, gjersa vendi ynë po vazhdon investimet në këtë drejtim. Kryeministri Kurti falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për lajmin se Forcat e Armatosura të Britanisë së Madhe do të vazhdojnë mbështetjen për misionin paqeruajtës të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR-in, për të paktën edhe tre vjet, si dhe për thirrjen e djeshme në seancën e OKB-së për njohjen e Kosovës nga shtetet anëtare dhe për dorëzimin e terroristit Radoiçiq nga ana e Serbisë, i cili vijon të mbetet i lirë pas sulmit terrorist në Banjskë duke përbërë rrezik për sigurinë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  “Sonte edhe më shumë se dje”, 14 protestues në qeli dhe thirrje për protestë në Tiranë

Kurti u prit të mërkurën nga Mbreti Charles III, në Pallatin mbretëror St. James. Para fillimit të Samitit u takua edhe me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz, kancelarin e Austrisë, Christian Stocker, Sekretaren e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, e ministrin Francez të Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad.

YouTube player