KryesoreLajme

Projekti i shumëpritur merr dritën jeshile, nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugë Dollc-Zahaq

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka finalizuar nënshkrimin e kontratës për vijimin e punimeve në rrugën nacionale N9, në segmentin Dollc–Zahaq, pjesë e projektit të zgjerimit të aksit Prishtinë–Pejë.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Ministria, kontrata është dhënë më 22 tetor 2025, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar të bëhet më 23 tetor 2025. Vlera e përgjithshme e parashikuar e kontratës arrin në 45 milionë e 690 mijë euro.

Lexo më shumë  Ministria thotë se rrënimet në Ujman u bënë në përputhje me ligjin, paralajmëron aksione në Badovc e Batllavë

Tenderi është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomikë që përfshin kompanitë: Benita Company, Asfalt Group SH.P.K., Arfa Group SH.P.K., Fortesa SH.P.K. dhe Saba Belca Dega në Kosovë.

Në këtë fazë të projektit përfshihet zgjerimi i rrugës nacionale N9 në segmentin Dollc–Zahaq, për lotet 1, 2, 3 dhe 4, me punime që parashohin ekzekutimin e plotë të planit dhe realizimin e kërkesave teknike të projektit.

Në procesin e tenderimit kanë marrë pjesë 25 kompani, ndërsa kontrata është dhënë pas vlerësimit të ofertave në përputhje me ligjin për prokurim publik.

Lexo më shumë  Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Sot seanca e fundit plenare, qytetarët protestojnë para Kuvendit: Nuk na përfaqëson parlamenti i krimit

Ky projekt pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore ndërmjet Prishtinës dhe Pejës, duke lehtësuar qarkullimin dhe rritur sigurinë në njërin prej akseve më të frekuentuara në vend.

YouTube player