KryesoreLajme

Kurti kërkon mbështetje për Kamberin në zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc

Vota për Shaip Kamberin dhe për Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës të premten, është detyrë patriotike e të gjithë atyre me të drejtë vote, ka thënë të enjten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka kërkuar që në zgjedhjet e 27 majit në Tërnoc të votohet për Shaip Kamberin, të cilin e ka quajtur zë i fuqishëm shqiptar e qytetar.

“Shaipi është flamurtar në parlament e jashtë tij, për të treguar të vërtetën e për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në parlamentin e Serbisë dhe për t’u angazhuar kundër shtypjes së vazhdueshme nga pushteti i regjimit autokratik në Serbi”, ka shkruar Kurti më tej në llogarinë e tij në Facebook.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Kreu i Qeverisë ka thënë se Serbia, figurat dhe mekanizmat politikë të saj, kanë bërë gjithçka që t’ua pamundësojnë shqiptarëve ta kenë zërin e tyre në Kuvend.

“Andaj nesër punën e parë në agjendën tuaj ditore, bëni daljen dhe votimin në Qendrën e Votimit nr. 6 në Tërnoc. Është e domosdoshme që nesër, deri në mesditë, shqiptarët e Luginës, Tërnocit, t’i japin mesazh dhe mësim atyre që ushqejnë mosdurim ndaj faktorit shqiptar, duke i goditur përpjekjet e atyre që provuan ta ndalin zërin shqip në Beograd. Goditja fillon me votën e parë në hapje të vendvotimeve, duke arritur numrin e votave të nevojshme për Shaipin dhe përkrahjen për të”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Është marrë vendim që të premten e 27 majit të mbahen zgjedhjet për deputetë në vendvotimin numër gjashtë në Tërnoc të Madh, në komunën e Bujanocit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *