Bota

Biçikleta elekrike, arma e re e Ukrainës/ Ja si po çorientohen ushtarët rusë nga kjo

Në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës nuk ka vetëm armë futuriste, drone gjurmuese të koduara dhe super të blinduara.

Në fushë-betejë së fundmi janë shfaqur edhe biçikletat elektrike. Ato mund të duken të pavend në konfliktin e sotëm, megjithatë ky mjet i lashtë (por kaq i ri) ka gjetur arsyen e tij të ekzistencës.

Dhe për më tepër ai po rezulton tepër i vlefshëm për ukrainasit, pasi biçikleta elektrike është e pa zhurmshme dhe nuk zbulohet lehtë nga rusët prej kësaj cilësie.

Lexo më shumë  Britania sanksionon grupe dhe individë izraelitë për dhunën në Bregun Perëndimor

Për të zbuluar suksesin e biçikletave elektronike në luftë është Eleek, një prodhues ukrainas i cili vëren se automjetet e tij janë gjithnjë e më të kërkuara nga trupat.

Ato i lejojnë ushtarët të përshkojnë distanca të mëdha, rreth 150 kilometra dhe të udhëtojnë nëpër shtigje që janë të paarritshme për mjete të tjera motorike. Prandaj, ata mund të kryejnë sulme me snajper dhe të kalojnë pa u vënë re dhe pa u dëgjuar nga kundërshtarët.

Lexo më shumë  Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë

Në fakt, biçikleta elektrike jo vetëm që është e heshtur, por nuk lëshon nxehtësi, duke anuluar efektivisht sistemet e zbulimit termik të përdorur nga rusët për të gjetur mjete motorike.

Së fundmi, biçikletat elektronike peshojnë pak, rreth 60 kilogramë, por kanë një kapacitet të mirë të ngarkesës dhe mund të mbajnë dy persona, kështu që ato janë bërë thelbësore për ndërhyrjet mjekësore dhe për transportin e ilaçeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *