KryesoreLajme

Abazoviçi merr vendimin për “Ballkanin e Hapur”, i bashkohet Ramës e Vuçiqit

Dritan Abazoviç ka thënë se do të jetë pjesë e takimit të ardhshëm të Ballkanit të Hapur që do të mbahet në Ohër.

“Nuk kam dëgjuar argument të vlefshëm se Ballkani i Hapur nuk është i mirë për Malin e Zi”, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkruan B92.

“Unë do t’i përgjigjem ftesës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër. Do të largohem në cilësinë e kryeministrit, tha Abazoviq, duke theksuar se çdo iniciativë rajonale, e cila mund të përshpejtojë integrimin, është diçka që duhet ta pranojmë”, shtoi ai.

“Nëse dikush ka një ide për të bërë një zëvendësim për integrimin evropian, ne nuk jemi të interesuar. Por realisht, nuk kam dëgjuar një argument të vlefshëm që thotë se Ballkani i Hapur nuk është i mirë për Malin e Zi. Nëse nuk është mirë për një parti apo politikan, le ta thonë. Nuk kam dëgjuar një argument të vlefshëm nga shteti”, përfundoi Abazoviç.

Lexo më shumë  Reportazhi i RAI 3 – prova e pakontestueshme se Shqipëria drejtohet nga një kryemafioz?

Në një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, tha se Ballkani i Hapur vjen si rezultat i momentit të depresionit në vendet që e vlerësojnë si të pamundur integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Gjukanoviq theksoi se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, por Mali i Zi nuk e sheh veten pjesë të iniciativës së Ballkanit Perëndimor, duke folur më tej për Procesin e Berlinit, si iniciativën e duhur për rajonin.

Lexo më shumë  Rama “i tërbuar” nga investigimi i medias italiane, shfryn në telefon ndaj drejtorit të Rai-t

“Ne nuk e shohim vetën si pjesë të kësaj iniciativë, jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik rajonal. Ne mendojmë në këtë temë kemi një iniciativë shumë të mirë të Procesit të Berlinit, ku të gjitha vendet e rajonit marrinë pjesë, është plotësisht komplementare me rrugën drejtë BE-së. Open Ballkan ka lindur në një moment të depresionit ku vendet kanë menduar se është i pamundur integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor. Mesazhi im është që ne vend të nevojës të krijojmë iniciativa të reja, të përpiqemi për potencialin e iniciativave aktuale. Në Mal të Zi kemi vendosur të mos te ngutemi”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *