Lajme

Kurti: Kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon, investimet po shtohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka thënë se investimet e huaja në Kosovë janë rritur, duke pretenduar kështu që vendi ynë ka rritje të madhe ekonomike.

Gjatë kohës sa fliste për takimin e tij me 50 sipërmarrës nga Gjermania, Kurti theksoi se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon.

Mëngjesin e sotëm u takova me një grup prej 50 ndërmarrësish nga Gjermania. Ne kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon e demokracinë më cilësore. Në Kosovë kemi fuqi punëtore të re dhe të talentuar si dhe mërgatën më patriotike“, tha Kurti.

Lexo më shumë  “Piramida” e mikro-kredive/ Skema me pesë hapa që zhyti financiarisht mijëra shqiptarë

Kurti tha se padyshim që këto e shndrrojnë Kosovën në një vend ku ia vlen të investohet.

“Investimet në vendin tonë tashmë po vijnë e po shtohen. Krahasuar me vitin 2020, në vitin 2021 kemi pasur rritje të investimeve të huaja direkte prej 22 përqind”, vijoi tutje kryeministri Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *