Kurti: Kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon, investimet po shtohen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka thënë se investimet e huaja në Kosovë janë rritur, duke pretenduar kështu që vendi ynë ka rritje të madhe ekonomike.
Gjatë kohës sa fliste për takimin e tij me 50 sipërmarrës nga Gjermania, Kurti theksoi se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon.
“Mëngjesin e sotëm u takova me një grup prej 50 ndërmarrësish nga Gjermania. Ne kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon e demokracinë më cilësore. Në Kosovë kemi fuqi punëtore të re dhe të talentuar si dhe mërgatën më patriotike“, tha Kurti.
Kurti tha se padyshim që këto e shndrrojnë Kosovën në një vend ku ia vlen të investohet.
“Investimet në vendin tonë tashmë po vijnë e po shtohen. Krahasuar me vitin 2020, në vitin 2021 kemi pasur rritje të investimeve të huaja direkte prej 22 përqind”, vijoi tutje kryeministri Kurti.
Rruga Press